Këlliçi pranë banorëve të Bërzhitës/ Premton projekt 7 milionë euro në vit për bujqësinë dhe blegtorinë

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bërzhitës.

Këlliçi ka ndarë foto nga takimi me banorët në rrjete sociale dhe ka bërë të ditur se i ka garanatuar qytetarëve një projekt që parashikon 7 milionë euro për skemat në sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë.

Me banorët e palodhur të Berzhitës.

Presin ndryshim, dhe unë i garantova se projekti im parashikon 7 mln euro në vit për skemat në Bujqësi dhe Blegtori. ????????‍????

Mbështetje për huamarrjen, për produktet “Made in Tirana”, për fidanishte, për shtimin e krerëve të bagëtive, për nisjen e një sipërmarrje të re. ????

Nuk ka më harresë për këta banorë që janë qytetarë me të drejta të plota të Bashkisë së Tiranës”, shkruan ai.

 

Read Previous

Veliaj bën me pagesë fushat publike te Liqeni Artificial

Read Next

Zgjedhjet e 14 Majit/ Vasili: Të shpëtojmë nga duart e grabitqarëve!