Këlliçi: Për një riparim tubash, një lagje e tërë e Tiranës mbetet në errësirë

Kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë një denoncim pak minuta më parë për bashkinë e Tiranës.

Në një status në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se një nga lagjet e Tiranës ka mbetur pa drita për shkak të punonjësve të bashkisë që kanë riparuar tubat.

Ai deklaron se mijëra banorë kanë mbetur në errësirë, ndërsa bashkia nuk po merr masa.

Për një riparim tubash uji, një lagje e tërë ngelet në errësirë. Ndëpresin ndriçimin publik për mijëra banorë ndërsa dritat e rrugëve qëndrojnë ditën ndezur.

Ky është administrimi i bashkisë? Kjo na trumpetohet me të madhe në çdo ekran?

Tirana është kjo që shihni ju, jo ajo fantashkenca që ju tregon bashkia, me diellin që lind nga veriu”, theksoi Këlliçi.

Read Previous

Zhvendoset dogana e Qafë Thanës, kalimi në Maqedoninë e Veriut do bëhet nga Qukësi

Read Next

Kissinger “bie” në Davos/ Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO