Këlliçi: Pas 14 majit nuk do të paguani për ujin e ndotur

Kandidati PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar UKT-në, pasi sipas tij banorët e kryeqytetit nuk paguajnë për ujin e pijshëm sepse ujin e pijshëm e blejnë dhe këtë ai e cilëson si një vjedhje.

Këlliçi ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 14 majit qytetarët nuk do të paguajnë për ujin e ndotur që vjen në çezma.

“Uji është shtuar vetëm në faturë. Ju paguani për ujë të pijshëm por ujin e pijshëm e bleni. Arkëtimi për një shërbim që nuk ofrohet është vjedhje.

Pas 14 majit, ju nuk do të paguani për të pijshëm ujin e ndotur, me erë dhe shije të keqe që ju vjen te çezma!.

Pas 14 majit, të gjithë rrogëtarët fiktivë që shtriqen kafeneve, ata që e dinë UKT-në seli partie, do të largohen!

Do i kursejmë Tiranës ca para të mira e do t’i investojmë në rrjetin hidrik!

Unë do e ndaloj punësimin fiktiv në çdo institucion në varësi të bashkisë!”, shkruan Këlliçi.

Read Previous

Përjashtohen 6 deputetët e PD-së/ Cila do të jetë lëvizja e demokratëve

Read Next

Mjekët çojnë pacientët në spitalet private, Vokshi: Dështon shëndetësia “falas e Rilindjes”