Këlliçi nxjerr emrat: Ja kush po bën ‘kërdinë’ në Tiranë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka treguar me emra se kush po bën ‘kërdinë’ me ndërtimet në Tiranë.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Këlliçi denoncoi IMT-në dhe Policinë Bashkiake të Tiranës, e cila sipas Këlliçit, gjobit për një dritare të hapur apo për një rregullim të avllisë.

Këlliçi përmendi Arben Malokun, punonjës i bashkisë, që denoncohet çdo ditë nga qytetarët.

“Kam pasur prova për këtë çështje, kam folur për këtë kullë, kam folur për kompaninë, kam folur për ndërtuesin, kam pasur sinjalizime për një rast të ngjashëm në rrugën Myslym Shyri, në hyrje të tregut çam për një individ që marr akuza çdo ditë në telefonin tim që quhet Arben Maloku, që dhe ky ka marrë nga 6 milionë dollarë nga bashkia, ndërkohë që ishte punonjës i bashkisë. Ka ndërtuar nja 2700 metra katrorë pa leje, nja 5 kate pa leje, një pallat tjetër në Tiranë dhe e kam përmendur me emër sepse kam fakte”, u shpreh Këlliçi.

Read Previous

Takimi Balla-Basha, Manjani: Vota, zgjidhja magjike e të gjitha dashuriçkave politike

Read Next

Turqia në udhëkryq/ Rikthim te demokracia apo më shumë shtypje