Këlliçi: Nuk ma bën syri tërr nga padia e porositur e Bardhit

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas kallëzimit në SPAK nga Gazmend Bardhi me akuzën e falsifikimit të vulës.

Këllçi shprehet se nuk trëmbet nga padia e z.Bardhi, duke i kujtuar këtij të fundit se bashkë me z. Basha janë shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar.

Belind Këlliçi:

Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Është bërë gjithçka për të na asgjësuar si Parti Demokratike.

Ndaj meje janë depozituar 11 padi në SPAK nga Erion Veliaj, Ardian Çela, Mirel Mërtiri dhe gjithë fijet e tjera të pushtetit okult të Edi Ramës. Sot m’u shtua edhe një, nga Gazment Bardhi!

Zoti Bardhi!

Ju dhe ish kryetari ynë jeni shkarkuar nga funksionet tuaja nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021.

Me padinë tënde të porositur s’ma bën syri tërr.

Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Parti sovrane e demokratëve të lirë!

©Kumtari.al

Read Previous

Komisioni për Rithemelimin e PD-së: Opozita nuk është as vulë as bravë!

Read Next

Vendi nën pushtetin e ujit dhe dëborës, qeveria, në verë bredh plazheve, në dimër bën raportime si “portal”