Këlliçi: Nuk ka gjyqtar që mund t’i diktojë një force politike lidershipin e saj

Me datën 3 Mars do të zhvillohet seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike.

Gjithashtu është paralajmëruar një protestë nga opozita pikërisht në këtë datë.

Kandidati i PD për kryetar Bashkie , Belind Këlliçi, ka deklaruar për CNA, se do të jenë qytetarët dhe opozitarët ata që do të vendosin për aksionin e protestës së radhës.

“Për datën 3 Mars, mund t’ju them se do të jenë qytetarët e thjeshtë shqiptarë dhe opozitarët të cilët do të vendosin aksionin dhe protestën e radhës”, ka thënë Këlliçi.

Ndërsa sa i përket seancës gjyqësore për vulën e PD-së, Këlliçi tha për CNA, se nuk ka gjyqtar në botë që mund t’i diktojë një force politike vullnetin apo lidershipin e saj, pasi ky është një fakt i pamohueshëm.

“Një koment e kam për 3 marsin: Nuk besoj se ka gjyqtar në botë, që mund t’i diktojë një force politike vullnetin apo lidershipin e saj. Realiteti dhe lidershipi politik i PD është një realitet i pamohueshëm. Kaq e thjeshtë është kjo çështje!”, deklaroi Këlliçi.

Read Previous

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes

Read Next

Bilanci i vdekjeve nga tërmeti në Siri dhe Turqi i kalon 40 mijë