Në një takim të zhvilluar ditën e djeshme me qytetarët e njësisë numër 7 në Tiranë, ai ka dëgjuar shqetësimet dhe pakënaqësitë që ata kanë si dhe ndryshimet që presin të ndodhin në Tiranë.
Nëpërmjet një video të shpëndarë në rrjete sociale ai ka shfaqur disa pjesë nga ky takim ku dëgjohen qartazi problematikat që po shqetësojnë qytetarët e Tiranës.
“E kam nisur këtë tur këto probleme dhe për t’i dhënë qytetarëve atë hapësirë publkike që do të kem”, është shprehur Këlliçi.
Ndërkohë banorët e kryeqytetit jan ankuar për çmimin e ujit.
“Ne po paguajmë shumë shtrenjtë çmimin e ujit dhe ujin e paguajmë 2 herë , se unë blej dhe bidonin eujit të pijshëm”.
“Uji nuk shkon në shtëpi , uji shkon gjithmonë me pompa, pra kosto e ujit nuk është vetëm ajo që është rritur, por është edhe pompa”.
“Ti s’ma sjellë ujin e pijshëm mua, por taskën ma merr”, ishin disa nga ankesat e qytetarëve.
Banorët u shpehen se kryebashkiaku Erion Veliaj po kryen një vjedhje të hapur në Tiranë.
Shqetësim madhor për ta ishin gjithashtu parkimet nëpër lagje dhe transporti i rënduar në kryeqytet.
Në fund Këlliçi u shpreh se qytetarët kanë bërë nje radiogarfi për problermet e kryeqytetit./CNA