Këlliçi: Më kanë kërcënuar familjen

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë një deklaratë të fortë ku është shprehur se i kanë kërcënuar familjen shpesh herë.

Në një intervistë për gazetaren Ester Bylyku, Këlliçi tha se për shkak të denoncimeve të ndryshme që bën shpesh për aferat korruptive, e kanë kërcënuar atë dhe familjarët e tij, por theksoi se nuk kanë qenë kërcënime me jetë.

“Po me kanë kërcënuar, për denoncimet që kam bërë, për  fakrin që kam folur për aferat korruptive, për faktin që kam folur me emra konkret . Deri në kërcënime me jetë jo, por kanë qenë kërcënime serioze, do të godasim, do të bëjmë këtë-atë, do të godasim familjen”, shtoi ndër të tjera Këlliçi ai.

Read Previous

Rama kërcënon kandidatin e pavarur të tërhiqet nga gara

Read Next

Skandali me kryebashkiaken e Roskovecit/ Petrit Vasili, thirrje SPAK dhe KQZ-së