Këlliçi me banorët e Farkës dhe Petrelës: Nëse kryebashkiaku nuk mban premtimet brenda mandatit, dënojeni me votë

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët në Farkës dhe Petrelës.

Gjatë takimi, Këlliçi është shprehur se programi do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.

‘Do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh afatshkurtra. Nëse kryebashkiaku nuk realizon objektivat brenda 4-vjeçarit, dënojeni me votë’, ka nënvizuar gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi.

Reagimi i kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi:

Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur!

Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.

Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.

Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë.

Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!

Read Previous

Aksidentohet utobusi në Kroaci, vdes një 41-vjeçar shqiptar

Read Next

Aksident i rëndë në Milot-Thumanë/ Plagosen 6 persona, mes tyre tre të mitur