Këlliçi, krah akademikut Apollon Baçe/ “I palodhur dhe një personalitet për t’u marrë shembull”

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiarnës, Belind Këlliçi, ka marrë pjesë në promovimin e librit të akademikut të njohur, Apollon Baçe, të titulluar  “Arkitektura në Iliri”.

Këlliçi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar vlerat e mëdha të akademikut duke e cilësuar si një njeri të palodhur, pozitiv dhe një personalitet për t’u marrë shembull.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka treguar se në librin e tij Baçe ka përmbledhur një refleks të strukturës sociale dhe botës shpirtërore ilire.

“Arkitektura në Iliri” është libri më i ri i akademikut Apollon Baçe.

Është gjithmonë kënaqësi për mua të jem pjesë e aktiviteteve me në qendër punën e akad. Apollon Baçe-s.

Z. Baçe përveç të qenit njeri jashtëzakonisht pozitiv, është edhe i palodhur dhe është një personalitet për t’u marrë shembull në shumë drejtime, sidomos nga ne të rinjtë.

Ashtu siç do ta shihni kur të lexoni librin “Arkitektura në Illiri”, libër për të cilin profesori ka kryer disa ekspedita në vendin tonë e më pas për të kaluar në rajon- Slloveni, Kroaci, Kosovë, Greqi dhe Itali. Gjithë kjo punë për të përmbledhur një refleks të strukturës sociale dhe botës shpirtërore ilire, paraardhësve tanë. Në të trajtohet arkitektura, doket edhe mënyra e tyre e jetesës në një territor të shtrirë nga gadishulli i Istries në Veri, në gjirin e Artës në Jug, nga Adriatiku dhe Joni në Perëndim, në malin Kopaonik në Lindje.

Është një libër që duhet të jetë në çdo bibliotekë familjare”, shkruan ai.

Read Previous

E pse 900, jo 1900 Euro!! Shkopi jomagjik i kryeministrit

Read Next

Berisha dhe Meta prezantojnë Boçin në Elbasan