Këlliçi: Kam sondazhin brenda PS, nuk është favorizues për Veliajn

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është shprehur se zgjedhjet nuk vidhen në ditën e votimit, por me proceset që ndodhin përpara zgjedhjeve.

Komentet Këlliçi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”, ku tha se është i bindur se në zgjedhjet e 14 majit do të përdoret para e madhe nga maxhoranca dhe dezinformim për të baltosur figurën e tij.

Ai shtoi se një sondazh i zhvilluar brenda PS-së, tregon se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk do të jetë optimist për Erion Veliajn.

“Patjetër që ndikojnë amerikanët në zgjedhje, por në problemet e qytetarëve kanë shumë pak ndikim. Unë kam qenë 4 herë në SHBA në muajt e fundit, kam qenë në Kapitol Hill dhe kam marrëdhënie të konsoliduara me zyrtarët e SHBA-së. Si një njeri që punoj me shifra, në zgjedhjet e 2021 e kalova edhe në rang partie me 21 vota. E kam sondazhin brenda PS-së dhe është jofavorit për Erion Veliajn. Nga eksperienca ime, edhe në 2021 e keni parë, nuk them mu vodhën zgjedhjet.

Kam kandiduar në zonat më të egra. Kam punuar me qindra djem, sepse 99 % kanë qenë djem, kemi punuar deri në 4 të mëngjesit. Nuk vidhen zgjedhjet ditën e votimit, vidhen para. Bëhet me gjithë proceset e mëparshme. Unë jam me denoncime në terren dhe do të bëjë maksimumin të mos preket asnjë votë. “Aktivisti” shkel të drejtat e punonjësve, do të përdoret para e madhe, do të përdoret dezinformim i frikshëm për të baltosur figurën time, por unë objektiv kam 14 majin”, u shpreh Këlliçi

Read Previous

Një tren me kimikate u dogj, peshqit po ngordhin, njerëzit po ikin, a është ky Çernobili i Amerikës?

Read Next

Rama, si gjithë të akuzuarit që nuk pranojnë fajin