Këlliçi i kërkon zyrtarisht Veliajt, dokumentet: Ku do t’i akomodoni familjet?

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi i ka kërkuar zyrtarisht, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, t’i vërë në dispozicion, të gjitha masat që ka marrë për akomoduar banorët e pallatit nr.4 me nëntë hyrje të rrugës “Myslym Keta” në kryeqytet si edhe vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës që kanë vulosur, shembjen e godinës, tri vjet pas tërmetit të vitit 2019.

Po ashtu, Këlliçi ka kërkuar informacion të plotë dhe të saktë nga UKT dhe OSSH, bazën ligjore, se përse ua kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji këtyre banorëve si edhe i ka kërkuar Policisë së Tiranës të japë sqarime për bashkëpunimin që i është kërkuar në këtë çështje.

Në njoftimin e publikuar në Fb sot në mesditë së bashku me shkresat zyrtare, Këlliçi shkruan:

“Pas disa situatave që bashkë përjetuam ditë – natë me banorët e pallatit nr. 4 në Rr. “Myslym Keta”, i drejtova tani kërkesë për informacion 4 institucioneve, Bashkisë Tiranë, OSHEE-së, UKT-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nënkryebashkiaku Mazniku ishte shumë i zellshëm për të folur me shkresa. Po i përgjigjemi me 4 shkresa bashkë me banorët, për të cilat duam përgjigje.

Duam projektin e ndërtimit të pallatit! Institucionet që kanë mësyrë në shtëpitë e banorëve, në pronën e tyre, pa asnjë shkresë apo vendim, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, të mbajnë përgjegjësi! Kush u preu ujin dhe energjinë elektrike i ka prerë vetes biletën për qeli. I kërkoj Policisë së Shtetit të nisë hetimet për këto veprime arbitrare!”

Read Previous

Yuri Kim nuk njeh kufinj. Futen në mbledhjen e KLP ku do të zgjidhet kreu i SPAK

Read Next

Sinisa Mihajlovic ka ndërruar jetë