Këlliçi ftesë Veliajt/ Eja të përballemi në debat publik, televizionin zgjidhe vet

Në një takim me banorë të Qesarakës, Belind Këlliçi përsëriti ftesën për Erion Veliajn për t’u përballur në debat publik, ku secili, përballë qytetarëve, të tregojë jo vetëm ofertat për Tiranën, por njëkohësisht të flasë edhe për arsimimin e vet.

“Nga Qesaraka, nga Fresku, e ftoj Erion Veliajn publikisht të vij në debat publik. Ta zgjedhë vetë televizionin, po ku të dojë ai, në Bashki të Tiranës po deshi. Le të marri dhe Ndragehtan me vete, le të marrin dhe mafien e betonit me vete, edhe unë do të jem I vetëm me ekipin tim, me zonjat, me zonjushat, me burrat e gratë e nderuar, specialistë, ekspertë, të cilët kanë hartuar programin më të mirë. E ndërkohë e ftoj në debat publik për të folur për Tiranën, për të folur për bilancin e punëve në këto 8 vjet dhe punët në 4 vitet e ardhshme. E ftoj dhe për një çështje tjetër, për të folur për shkollimin e tij dhe shkollimin tim, me që ai ka ngritur pikëpyetje për shkollimin tim”- tha Këlliçi.

Read Previous

VOA/ Pse po zhvlerësohet euro dhe pasojat në ekonomi

Read Next

Rritja e pagave në sektorin publik, eksperti zbulon pasojat negative: Sjell rritje të çmimeve!