Këlliçi: Do çoj mediat tek inceneratori i Tiranës, nëse nuk ekziston, do t’i ndal pagesat dhe do ngre padi penale!

Nga intervista e z. Belind Këlliçi sot në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV.

“Fatura e transportit publik falas është tërësisht e përballueshme, me një kusht: nëse ke vullnetin për t’i shërbyer qytetarëve! Nëse e ke mendjen për të paguar inceneratorë, pronarë inceneratorësh që janë në arrati, kompani fantazma, të bësh korrupsion kjo është çështje tjetër”.

Belind Këlliçi, kandidati për kryebashkiak në Tiranë e sqaroi fare thjesht se si do t’i prishë, kontratat abuzive të bashkisë së Tiranës me inceneratorët që më 15 maj, një ditë pasi ai të ngjitet në krye të bashkisë së Tiranës, duke iu përgjigjur pyetjes së drejpërdrejtë bërë sot në SYRI TV.

Kafe Shqeto: Nëse më 15 maj, ju jeni kryebashkiak i Tiranës dhe sigurisht, afera e inceneratorëve do të jetë në vazhdim e sipër, cili do të jetë vendimi juaj i parë në raport me këtë aferë? Se ka një kontratë, nuk është se mund të shkoni e t’ia merrni lekët atyre…

Belind Këlliçi: Ka kontratë, por ju premtoj diçka. Ju premtoj ju dhe e premtoj këtu publikisht. Pas 14 majit, me Belind Këlliçin kryetar bashkie, unë do të marr me vete kamerat do të bëj publike, se do të bëj transparente gjithçka që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës e do t’i çoj tek landfilli në Sharrë, ke inceneratori për t’ua treguar qytetarëve të Tiranës: Ore, këto milionat e eurove dhe këto 80 mijë euro në ditë që paguan Tiranë në ditë për pastrim, për trajtim e për djegie, incenerim, hajdeni pak me mua shihini! A ekziston ky shërbim?! Nëse eksizton, patjetër t’i paguajnë lekët, por nëse nuk është, do të ndalohet pagesa për një shërbim fantazmë që nuk ekziston, do të kallëzohen penalisht nga unë personalisht titullarët e bashkisë Tiranë që kanë bërë të mundur vjedhjen më të madhe të shekullit në bashkinë e Tiranës dhe do të shkojnë këto para për transportin publik falas, shkolla, kopshte.

Kaq e thjeshtë është. Të tërë ata që i kapur paniku nga ky premtim që duket në tërësinë e tij gjigant është një premtim plotësisht i realizueshëm dhe do të realizohet pas 14 majit.”

Read Previous

Kronikë nga Shqipëria 2023

Read Next

Humbi jetën në sulmin me armë te Top Channel, familjarët e rojes: Ecte me km në këmbë