Këlliçi dhe Bylykbashi takime në Kongresin Amerikan

Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi ndodhen në SHBA, ku kanë zhvilluar takime të shumta.

Deputeti Këlliçi, njëherësh kandidat i opozitës për Bashkinë Tiranë, ka bërë të ditur në Facebook për takimet e zhvilluara.

‘Bashkë me Oerdin u takuam me Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi. Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023. E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama.

Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq’, shkruan Belind Këlliçi.

Read Previous

CNA: Evi Kokalari, në shërbim të Veliajt/ Vazhdon sulmin ndaj kandidatit të PD-së

Read Next

Parlamenti serb diskuton sot për Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *