Këlliçi dëgjesë me tregtarët e Laprakës: Arbitrariteti do marrë fund më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në zonën e Laprakës, në Njësinë nr. 11 në kryeqytet.

Presioni dhe gjobat e policisë bashkiake ishin një ankesë që tregtarët ia shprehën me shqetësim Këlliçit gjatë takimeve në rrugë.

‘Ja çfarë kam shitur, 10 mijë lekë të vjetra gjobë nga bashkia’ ka treguar një ambulantëve, i dëshpëruar për shkak të ndëshkimit.

‘Ja shpëtova këtë radhë, po nesër? Unë një pension të vogël kam. Çfarë t’i bëj shtetit? Fshihem si miu. Kam dalë që në 8 të mëngjesit. Rri 4 a 5 orë për 2 mijë lekë. Kam urdhër më thonë’, tregoi një tjetër.

‘Një herë shesim, një herë jo. Vjen policia na i merr rrobat. Sot gjithë ditën nuk kemi bërë asgjë’, ka rrëfyer një tjetër.

Situata nuk ndryshon as për bizneset që kanë një dyqan apo që shesin në treg.

‘Kam gjithë këtë dyqan.

– Sa veta kanë ardhur sot? Gjithë ditën më kanë ardhur vetëm 3 veta. Kam shitur vetëm 3 palë çorape. Këtu është bërë katastrofë. Nuk ka më njerëz. Duhet një dorë e fortë’, tregoi qytetari.

‘S’ka më punë. Kanë ikur njerëzit. Asnjë lek, gjithë ditën’, tregoi një tjetër.

Ndërsa shtrëngoi duart me qytetarët, kandidati i PD-së për kryeqytetin Belind Këlliçi u shpreh se ndryshimin për Tiranën më 14 Maj do ta arrijë me ndihmën e njerëzve të thjeshtë.

‘Vetëm me ndihmën e njerëzve të thjeshtë do ta arrij fitoren. Nuk do të jetë fitorja ime por e njerëzve të thjeshtë’, u shpreh Këlliçi.

Turi i takimit të kandidatit të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka si qëllim dëgjimin e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren.

Në bazë të dëgjesave me qytetarët do të ndërtohet edhe programi për zgjidhjen e problematikave në çdo lagje të kryeqytetit.

Read Previous

149 orë nën rrënojat e tërmetit, burri shpëtohet i gjallë

Read Next

Lajmi i muajit: “Drejt përfundimit punimet në urën e Klosit”