Këlliçi: Alternativa jonë programore e nxjerrë Kasharin nga harresa totale e Bashkisë Tiranë këto 8 vite.

Ky ka qenë premtimi i kandidatit i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi teksa ka zhvilluar një takim me strukturat në këtë degë të PD-së.

Banorët e Kasharit vuajnë mungesën e infrastrukturës jetike për vitin 2023, shkruan ai.

Unë dhe ekipi shkuam në Kashar për të biseduar me banorët dhe për t’i njoftuar se së shpejti do të kenë alternativën tonë programore, e cila do e nxjerrë Kasharin nga harresa totale dhe mungesa e investimeve të Bashkisë Tiranë këto 8 vite, thekson Këlliçi.

Postimi i Këlliçit:

Kashari është pjesë e zonës industriale të Tiranës dhe ka disa hyrje-dalje në superstradën Tiranë-Durrës, në aksin më të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Pavarësisht pozitës shumë të favorshme gjeografike, banorët e Kasharit vuajnë mungesën e infrastrukturës jetike për vitin 2023. Unë dhe ekipi shkuam në Kashar për të biseduar me banorët dhe për t’i njoftuar se së shpejti do të kenë alternativën tonë programore, e cila do e nxjerrë Kasharin nga harresa totale dhe mungesa e investimeve të Bashkisë Tiranë këto 8 vite.

Read Previous

Sherr masiv në Divjakë/ Dy përfundojnë në spital e dy në pranga

Read Next

Këlliçi në takimin me qytetarët në njësinë numër 3: Kjo betejë është për Tiranën, jo për politikën e ditës