KAS/ “Vëllezërit”, njëri gjykatës e tjetri avokat

Në Shqipëri ndodh ajo që është e padëgjuar, që “vëllai” është avokat dhe mbron një palë e gjykatësi jep vendimin.

Këto nuk janë rastet e reformës në drejtësi, por janë pasojat e reformës zgjedhore, janë pasojat e ngritjes së një strukture të quajtur KAS (Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve).

CNA po sjell disa foto të rrjeteve sociale, ka dhe dokumente të tjera, të cilat tregojnë lidhjen e një anëtari të KAS-it, i cili është Ledjo Braho, dhe avokatit të grupit të Alibeajt, që quhet Indrit Sefa.

KAS qesharak/ “Vëllezërit”, njëri gjykatës e

 

Sipas vetë publikimeve që ata kanë bërë, Sefa diku thotë vëllai im, Braho thotë jemi një ekip bashkë e të tjera si këto. Pra, kanë qenë një skuadër, kanë punuar bashkë.

KAS qesharak/ “Vëllezërit”, njëri gjykatës e

CNA është përballur me ta në çështje ligjore në Gjykatë ku kanë ardhur të dy së bashku, pra Ledjo Braho me Sefën. Janë “ortakë”, por janë dhe vëllezër, sipas postimit që bën Indrit Sefa.

KAS qesharak/ “Vëllezërit”, njëri gjykatës e

Në KAS ka 5 anëtarë, një prej të cilëve është edhe Ledjo Braho. Ledjo Braho duhet të votojë dhe do të votojë rrëzimin apo regjistrimin e Alibeajt, rrëzimin apo regjistrimin e Berishës.

Në një nga këto çështje te regjistrimi i Berishës, Ledjo Braho është edhe relator. Indrit Sefa është pala tjetër, është avokati i Alibeajt përballë KAS-it, është avokati i Lulzim Bashës. Ledjo Braho, “vëllai” i tij, “ortaku” i tij, bashkëpunëtori i tij, duhet të votojë për të ndarë si do të shkojë procesi i regjistrimit, do të regjistrohet apo jo Alibeaj dhe do të regjistrohet apo jo Berisha.

Pra, vendimin kur dy palë janë në konflikt do ta marrë Ledjo Braho, ku njërën prej palëve e mbron “vëllai” i tij që quhet Indrit Sefa.

KAS është përballë një skandali.

KAS është përballë një konflikti të hapur interesi, KAS është duke treguar se po vepron në mënyrë totalisht të paligjshme sepse gjykatësi dhe avokati, nëse do t’i quajmë kështu të dy, Ledjo Brahon dhe Indrit Sefën, janë “vëllezër”.

Dhe ky është rasti kur do të kemi një vendim që dihet botërisht. Votën e Ledjo Brahos pro regjistrimit të Alibeajt dhe votën e Ledjo Brahos kundër regjistrimit të Berishës.

Apo abstenim, apo lëvizjet e tij, të cilat në fakt thjesht dhe vetëm janë të pavlefshme sepse kemi një konflikt të hapur interesi mes Ledjo Brahos dhe Indrit Sefës dhe KAS-i nuk mund ta përfshinte Ledjon as si relator dhe as si person që merrte pjesë në mbledhjet ku është konflikt i pastër interesi.

KAS qesharak/ “Vëllezërit”, njëri gjykatës e

Ai duhej të përjashtohej të paktën nga procesi për këto dy çështje për të mos ndotur më tej apo për të mos e kthyer akoma më banal procesin e regjistrimit të Enkelejd Alibeajt, kryetari i komanduar i PD-së, me një Lul të dorëhequr që figuron kryetar i kësaj partie në gjykatë, por nuk firmos dhe nxjerr përpara disa karagjozë politikë si Indrit Sefa, që kandidon në Lushnjë kur janë tre vetë dhe del i treti, apo “vëllai” i tij, Ledjo Braho, i cili është në konflikt të pastër interesi në momentin e shqyrtimit të këtyre dy çështjeve, pra regjistrimit të Alibeajt dhe PD-së së Berishës në zgjedhje./ CNA.al

Read Previous

Rama tërhiqet nga ‘Pasaportat e Arta’, Borrell: Skema nuk do të ndiqet!

Read Next

Ndryshojnë rregullat/ Shoferët e rinj nuk mund të ngasin të gjitha makinat