Karamuço për vrasjen e Nikulajt: Ja si u zbulua ekzekutori portugez

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se grupi kriminal që bashkëpunoi për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin ishte i organizuar keq dhe nuk ka ditur të fshehë gjurmët.

Karamço: Ajo që kam studiuar gjatë këtyre ditëve, kam kuptuar se grupi prej 6 personash veç se ka qenë i koordinuar keq nuk ka ditur të fshehë gjurmët. Pse e themi këtë se në të gjitha ngjarjet e tjera, qoftë Don Bosko, qoftë Top Channel kemi konstatuar se nuk ka gjurmë. Në këtë rast kemi edhe makinën, edhe gjurmët edhe një çamçakëz i portugezit që morëm material biologjik, po ashtu edhe motori. Me anë të kësaj kuptojmë që mbase mund të jetë ekzekutori një profesionist, ka një pikëpyetje shumë të madhe sot që vjen edhe nga Britania e Madhe, gazetarët që kemi kontaktuar të kronikës së zezë nuk e njohin këtë person. Që të jetë në një sistem kriminal apo të ketë bërë vepra të rënda që mund të njihet nga ana e tyre për diçka. Janë habitur edhe për emrat që vijnë si turistë dhe përfshihen në një ngjarje të tillë. Kanë menduar që Shqipëria nuk ishte shumë e vëzhguar me kamera dhe kanë ecur lirshëm në disa prej akseve rrugore. Janë të gjitha këto, e lënë makinën, e lënë dhe rrobat dhe largohen shumë të qetë.

Read Previous

Alibeaj i del krah Ramës: Ai është progres krahasim me Berishën e Metën

Read Next

ZVA-të urdhëruan shkollat të shpërndajnë postimet e MASR, KQZ pranon denoncimin nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit