Kandidatët e opozitës janë oferta më e mirë, jo e keqja më e vogël

Nga Ylli Manjani

Nga një këndvështrim krahasues, kandidatët e paraqitur nga opozita nuk janë e keqja më e vogël, siç jemi mësuar të zgjedhim deri më sot.

Gjykoj se ata janë oferta më e mirë në këto zgjedhje.

Janë persona të përzgjedhur lirisht nga grupim njerëzish dhe, jo nga vendimi i kryetarit të partisë.

Janë CV pa ngarkesa në të shkuarën e tyre dhe krejt të pakonsumuar politikisht.

Janë emra që tregojnë etje dhe dëshirë për qeverisje. Zaten pas një kohe të gjatë jashtë sistemi etja e dëshira shtohet.

Përballë kanë kandidatë të konsumuar. Të lodhur. Të përdorur. Të shtrydhur deri në palcë. Shumica janë kontingjent për burg,ose mish për top sa herë ka nevojë udhëheqësi për rezultate.

Janë të qelbur në karriget e zyrave të tyre dhe ndjehen vasalë të të qelburve në karriget e qeverisë.

Po që rrejnë! Oh sa rrejnë. Pa fund. Fjalë e rrenë e kanë. Edhe kur kërcejnë tallava rrejnë veten… pu pu pu pu.

Ata nuk janë vetvetja. Lirinë e kanë lënë peng. Askush nuk ka më ide. Ata vetëm presin sms e Bosit që të bëjnë ndonjë punë.

Jo më kot Bosi ka dalë vetë me fytyrë në këtë fushatë. Edhe Ai e di mirë që kandidatët e opozitës janë ofertë më e mirë… Po ti kishte ai këto kandidatë, nuk do dilte në fushatë as tani e as në zgjedhjet politike të 2025.

Opozita mund të ketë udhëheqësit të debatueshëm elektoralisht, por kandidatët i ka shumë më të mirë.

Qeveria ofron vetëm qelbje nga lart-poshtë.

Gjykoj se shqiptarët kanë një ofertë të mirë për të zgjedhur.

Nëse nuk duan, nuk është faji i ofertës…

Sigurisht “e mira” dhe “e keqja” merren në kontekstin e kohëve që kemi jetuar e jetojmë.

Padyshim e mira s’ka fund.

Gjithashtu edhe e keqja…

Read Previous

Një milion mashtrimet e Lalit

Read Next

Meta: Të ndëshkohen VIP-at që flasin në këmbim të përfitimeve që marrin nga kryetari i komanduar