Kadilli thirrje FRPD: Mos pranoni padronë në vendimmarrjen tuaj

Fatbardh Kadilli, ish-rivali për kreun e PD-së, i cili shquhet për një qëndrim me distancë të njëjtë si nga Basha dhe Berisha, në përplasjen e këtyre dy të fundit, ka regauar lidhur me vendimin Lulzim Bashës, për të shpallur zgjedhjet në FRPD, vendim që u cilësua nul nga kreu i saj Belind Këlliçi.

Kadilli i bën thirrje FRPD në rrjetet sociale që të mos pranojë “sjelljen prej padroni” të Bashës.

Edhe në këtë qëndrim të fundit, Kadilli, nuk harron të vendos shenjën e baraslargësisë midis tij dhe Berishës e Bashës.

“Ndërhyrja në FRPD, një tjetër akt flagrant nga Kryetarokrati Basha. Forumi Rinor i Partisë Demokratike duhet të kthehet në organizatë demokratike europiane, dhe jo të mbetet organizatë e tipit sovjetik të ‘levës së partisë’. Forumi nuk duhet të jetë një strukturë burokratike me ‘udhëheqës’ të rëndë. Forumi duhet të jetë një bashkim i lirë, pa burokraci, i të rinjve që kanë mision përhapjen e ideve të djathta dhe nxitjen e rinisë të marrë pjesë në politikë. Të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin tek një tjetër padron. Ata duhet të tregojnë se janë njerëz të lirë, në mendësi dhe në veprime. Ata duhet të tregojnë se janë brezi që do e çojë vërtet PD-në drejt të ardhmes europiane.”- shkruan Kadilli.

Read Previous

BE: Solidaritet me Shqipërinë për përballimin e pandemisë

Read Next

Derbi i Manchesterit u takon qytetarëve