Ka mbërritur në gjykatë gjyqtarja Zamira Vyshka e arrestuar për korrupsion

Mbërriti këtë të diel në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka.

Gjyqtarja ka qenë e shoqëruar nga policia në sallën e GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ajo u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se kishte marrë 400 mijë lekë të reja për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Në pranga ra edhe një avokat që luante rolin e sekserit.

Read Previous

U arrestua me bujë nga policia për vrasje të kryer në 1998, lirohet në heshtje nga gjykata e Vlorës

Read Next

Miqtë dhe armiqtë tanë.