Juventus merr frymë në frymën e fundit

Juventus merr frymë në minutat e fundit, arrin fitoren e parë në kampionat

Në javën e 5-të te Seria A, Juventus e cila ndodhet në zonën e kuqe të kampionatit në këtë fillim kampionato, mposht 3-2 Spezian në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serinë A.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh, falë golit të Moise Kean (28 -të). Mirëpo, “Zonja e Vjetër” e pa situatën që t’i shpëtonte nga duart duke pësuar dy gola nga Gyasi (33) dhe Antiste (49).

Një transfertë e vështirë, por në fund, Juve u kthye dhe e mbylli ndeshjen me fitore , pas golave të Chiesa-s (66) dhe De Ligt (72). Kjo është fitorja e parë në këtë kampionat, e cila shpresphet që  do t’i shërbejë djemve të Allegrit si motivim drejt ringritjes, pas një fillimi shumë të dobët.

 

Read Previous

Rastet COVID-19, 22 shtator 2021

Read Next

Arratiset Llalla