Justin Bieber reagon i habitur nga fansi që kërkon ‘selfie’

Justin Bieber ka mbetur i shokuar gjatë përformancës së tij të fundit në “Jingle BeLL Ball” të Capital në Londër.

Një fans është ngjitur në skenë teksa ai po këndonte bashkëpunimin e tij me Quavo dhe i gjithë publiku ishte duke brohoritur.

Ndërsa ai kërcente në skenë, fansi u përpoq të bënte një selfie me superyllin e popit dhe rojet e sigurisë menjëherë u ngjitën në skenë duke e nxjerrë atë jashtë.
Justin, i cili në fillim u kthye i tronditur nga pushtuesi i skenës, vazhdoi me performancën e tij.
Kjo nuk është hera e parë që yllit të popit i ndodhin incidentete të tilla me fansat e shumtë nëpër botë.

 

Read Previous

6 persona humbin jetën nga COVID, situata për 24 orët e fundit

Read Next

‘Pema e përjetësisë’/ Ulliri më i vjetër në botë