Julian Assange,themeluesi i Wikileaks, drejt ekstradimit nga Britania e Madhe

Julian Assange, themeluesi 50-vjeçar i Wikileaks, është një hap më afër ekstradimit nga Britania në Shtetet e Bashkuara, pasi qeveria e SHBA fitoi një apel në Gjykatën e Lartë të Londrës.

Gjykatësi Timothy Holroyde tha të premten se gjykata “e lejon apelimin”.

Në SHBA, sipërmarrësi australian do të përballet me akuza penale duke përfshirë shkeljen e ligjit të spiunazhit dhe komplot për të hakuar kompjuterët e qeverisë. Holyrode tha se SHBA-të e kanë siguruar Britaninë se ndalimi i Assange do të plotësojë disa kushte, raporton CNBC.

Assange, i cili nuk u lejua të merrte pjesë personalisht në seancën dëgjimore, kërkohet nga autoritetet amerikane për publikimin e qindra mijëra dokumenteve të klasifikuara ushtarake dhe kabllogrameve diplomatike në 2010 dhe 2011. Ata thonë se veprimet e tij vënë jetën në rrezik dhe e akuzojnë atë për 18 pika, që do të thotë se ai përballet me një dënim me 175 vjet burg.

©Kumtari.al

Read Previous

Zbardhen rrethanat e aksidentit që i mori jetën minatorit 65-vjeçar / Arrestohet drejtuesi i fabrikës

Read Next

Lajm i Fundit/ Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqytim ligjin për “Buxhetin 2022”.