Jorida Tabaku në delir/ Gati për paradën e radhës në parlament

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shfaqur gati për paradën e radhës në sesionin e ri parlamentar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet e kuruar nga koka tek këmbët, Tabaku në delir tregon se është në gatishmëri të qytetarëve.

Mjaft e qeshur siç duket në foton e postuar në rrjetet sociale, Tabaku thotë se do të dorëzojë paketën anti-korrupsion me 7 ligje të propozuar nga Partia Demokratike dhe flet ekonominë e cila sipas saj do të godasë xhepat e qytetarëve shqiptarë.

“Politika  në shërbim të shqetësimeve të qytetarëve!

Sot nis sesioni i ri parlamentar i cili është një sfidë reale për ta përdorur politikën në shërbim të shqetësimeve të qytetarëve dhe jo shqetësimet e qytetarëve për luftën pa kuptim të së përditshmes politike.

Përballë një qeverie që sot është e mbuluar nga skandalet, përballë një sistemi që po prodhon rrënim moral e politik, gjithmonë kam menduar që vlen oferta. Si?! Gjatë këtij sesioni unë do të angazhohem të çoj përpara nisma ligjore që kanë për synim:

1.     Luftën kundër korrupsionit duke dërguar në komisione parlamentare paketën anti-korrupsion me 7 ligje të propozuar nga Partia Demokratike.

2.     Luftën kundër monopolizimit të tregut duke luftuar në Gjykatën Kushtetuese për zhbërjen e ligjeve që ngrenë borde si ai i naftës dhe ushqimeve.

3.     Luftën për mobilitetin social përmes integrimit të ligjeve dhe nismave që këshillohen nga progres raporti i BE që mundësojnë mobilitetin social.

4.     Luftën kundër sistemit të pandershëm të politikave fiskale ku në qendër nuk janë qytetarët por oligarkët.

5.     Procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë një proces kombëtar që prek dhe revolucionarizon jetën e qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë.

Ky do jetë realisht një vit i vështirë, ku situata ekonomike do të godasë xhepat e familjeve shqiptare. Koha të ndryshojmë fytyrën e një vendi që nuk ka përse emigron në Europë kur mund dhe duhet të ndërtojmë Europën këtu!

Koha është që të ndërtojmë një politikë e cila ndihmon zgjidhjen e shqetësimeve të shqiptarëve! Koha ta kthejmë parlamentin në arenë debati politik e jo arenë ku hidhet baltë e llum! Politika duhet të jetë ndryshe!

Koha të nisim të ndërtojmë Europën këtu!, shkruan Tabaku./CNA

Read Previous

Skandali i çarterit/ Berisha: Rama do hetohet, transportonte para dhe…

Read Next

Kremlini: Tanket e NATO-s “do të digjen”