JLO në kopertinën e Elle, vlerësohet si ”ikona e vitit”

Në moshën 54 vjeçare, por përsëri mahnitëse. Jennifer Lopez thotë se gratë, pas të 50 bëhen gjithnjë e më seksi.

Aktorja e këngëtarja është përzgjedhur për kopertinën e revistës “Elle” për dhjetorin e festave, por nga revista prestigjoze është nderuar edhe me çmimin “Ikona e vitit”.

Në faqet e brendshme 54- vjecarja shfaqet me veshje të ndryshme, fustane me vlerë 5 apo 10 mijë dollar, teksa shprehet se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, por në shkurt të vitit të ardhshëm pritet të publikojë albumin e ri sikurse edhe i duhet të vendosë për projektet e reja në Hollywood, pasi zbulon se ka disa skenarë që aktualisht po i vlerëson, ndonëse e pranon, se komeditë janë tashmë të preferuarat e saj.

Read Previous

Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë

Read Next

Çfarë është Lèse-Majesté?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *