“Jemi në emergjencë kombëtare”, Dogjani: Këto janë dëmet që sjell ngjarja në Fushë-Krujë

Avokati dhe ish drejtuesi i policisë Asllan Dogjani është shprehur në Ora News se atentati i ndodhur ditën e djeshme tek mbikalimi i Fushë-Krujës përveçse është një ngjarje e rëndë për familjen e viktimave sjell dhe një serë dëmesh në vend.

Sipas tij policia ka dështuar totalisht ndaj dhe duhet të merren masa të menjëhershme.

Asllan Dogjani: Kjo në radhë të parë është një ngjarje e rëndë sa i përket familjeve të viktimave. Sjell panik tek qytetarët. Askush nuk është i sigurtë nga qytetarët shqiptar sepse nuk e di se kë ka në krah, kë ka në rrugë, kë ka në automjet përpara duke lëvizur. Sot paniku është më i madh sesa ngjarja e ndodhur. Përveç qytetarëve shqiptar, çfarë dëmi i sjell turizmit. Ne shumicën e turistëve vijnë nga Kosova. Edhe ato që e kanë në plan të vijnë do ta ndërpresin udhëtimin do ti ndalojnë pushimet, do të shkojnë diku tjetër. Kemi të bëjmë me ngjarje të njëpasnjëshme. Policia ka dështuar totalisht. Duhet të merren masa të menjëhershme. Jemi në emergjencë kombëtare sa i përket sigurisë publike.

Read Previous

Super-skandali në Maqedoni i përlyen me gjak duart e mjekut: Pacientët e Covidit u trajtuan si ‘minj laboratori’

Read Next

Prokurori i Antimafias Italiane: Mafia shqiptare është fuqizuar sepse shteti është i korruptuar