“Jemi kundër masave anti COVID, shpallemi republikë”, qyteza kaliforniane sfidon Uashingtonin

“Çdo urdhër ekzekutiv nga shteti i Kalifornisë o nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara që cenon të drejtat e mbrojtura nga kushtetuta nuk do të zbatohet më në qytetin e Oroville ndaj bashkëqytetarëve të saj”. Nuk është vendimi rebel i disa adoleshentëve, as fantazia e një shkrimtari, por vendimi i marrë nga Këshilli Bashkiak i një qyteze të veriut të Kalifornisë.

Oroville, qytezë disi anonime me 20 mijë banorë, e njohur deri më tani për disa miniera ari dhe për komunitetin e madh aziatik, ka shpallur veten si një “republikë konstitucionale”, për të shmangur vendimet e Kalifornisë dhe Uashingtonit mbi masat kundër pandemisë, në veçanti kufizimet e personave jo të vaksinuara, që ditët e fundit preku edhe studentët, që sipas ligjit do të duhet të vaksinohen me detyrim.

Ekspertët kushtetues thonë se natyrisht vendimi i këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vlerë ligjore. “Asnjë bashki nuk mund të deklarojë veten jashtë juridiksionit të shtetit, çfarëdolloj gjeja ato të kenë kuptuar duke u vetë deklaruar republikë, nuk mjafton ta thuash që të ndodhë realisht”, thonë ata.

Read Previous

Pas pesë orësh pyetje në polici, lirohen naftëtarët

Read Next

Ekspertët: FDA të autorizojë ilaçin kundër Covid: Terapi e rëndësishme, njerëzit mund ta përdorin në shtëpi