Jamarbër Malltezi – Taulant Ballës: Mashtrues, nxirr provat para shqiptarëve e leri filmat dhe shpifjet

Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla.

Malltezi nëpërmjet një statusi në Facebook e quan Taulant Ballë mashtrues me vendim gjykate.

“Mashtruesit të PS: nxirr provat para shqiptarëve e leri filmat dhe shpifjet.

Ke 10 vjet që shpif dhe filmat e t’u të soc- realizmit janë bajate.”- shkruan Malltezi.

Ai i bën thirrjw Ballës të depozitojë në gjykatë të gjitha provat që disponon ndaj tij, ose në të kundërt do të përballet me akuzë për shpifje dhe dëshmi të rreme.

“Nxirr provat para shqiptarëve që t’i shohin të gjithë.

Nuk pate asnjë prove a asnjë fakt e u gjete shpifes nga gjykata e shkallës së parë. Tani ke 8 vjet që ke bllokuar gjykimin në Gjykatën e Lartë.

Sot kërkon të fshihesh pas SPAK.

Në fakt, SPAK ka dy vjet që nuk të jep pergjigje pasi duhet të të akuzojë për kallzim të rremë. Dhe të jesh i bindur se kjo të pret.

Po të kesh prova e fakte eja silli në gjykatë të shpëtosh edhe nga dënimi për shpifje.

Përballu me drejtësinë pa frikë qoftë për shpifjet 10-vjeçare dhe qoftë për kallzim të rremë në SPAK!”- shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në një reagim të tij ndaj deputetit Balla.

Read Previous

Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit

Read Next

Meta sulmon Ramën nga Konventa Kombëtare e LSI-s: I nguli thika pas shpine Kosovës