“Jam këtu t’u dëgjoj”/ Këlliçi pranë banorëve të 5-majit të cilëve u shembën banesat

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar nje takim ditën e sotme me banorët e “5 majit”, në saj të turittë tij, “Jam këtu t’ju dëgjoj” .

Gjatë këtij takimi, Këlliçi ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe i ka premtuar se nuk do të trajtohen më ashtu sikurse janë trajtuar më parë nga Erion Veliaj dhe është zotuar se do të dëmshpërblej të gjithë qytetarët që kryebashkiaku u ka prishur shtëpitë.

Nuk do jeni ashtu sikurse ju ka trajtuar Erion Veliaj. Unë jo më kot dal në Tiranë për të takuar qytetarët. Unë nuk kam vjedhur e kam ballin të hapur ndaj vi dhe dalë këtu përballë teje. Veliaj po mundohet t’i hedh hi qytetarëve me një vijë asfalt. A e shihni ju Veliaj duke folur për  shqetësimet tuaja në televizion, jo flet për të gjera imagjinare. Do dëmshpërblej të gjithë banorët që Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë, me vlerën e tregut. Kjo nuk është një çështje premtimi elektoral, por  është detyrim ligjor”, tha ai

Read Previous

Alibeaj nuk përmbush kërkesën e KQZ, por kërkon të regjistrohet për zgjedhje

Read Next

Artan Lame: Ia di për nder Ramës që më shkarkoi për ditëlindje