“Jam këtu, t’ju dëgjoj”/ Këlliçi nis turin e dëgjesave me qytetarët e Tiranës

Belind Këlliçi ka nisur një tur dëgjesash me qytetarët e kryeqytetit në kuadër të hartimit të programit elektoral të 14 maji.

Dëgjesa për problemet që shqetësojnë qytetarët e Tiranës duket se është një risi në politikë, ku kandidati mbledh drejtpërdrejt nga qytetari sugjerimet për të hartuar një progma qeverisës të qytetit në dobi të qytetarëve.

Nisjen e këtij turi takimesh e ka prezantuar vetë Këlliçi nëpërmjet një postomi në rrjetin social Facebook:

“Ju them me zemrën plot se nisa turin e parë të dëgjesave me bashkëqytetarët. Për fillim tek Njësia 7 dhe në vijim në çdo njësi administrative.

Do të flisni ju për Tiranën, për realitetin ku jetoni, për shqetësimet që keni dhe për kritikat që nuk ju jepet hapësira publike t’i shprehni.

Belindi”, – shkruan Këlliçi.

Read Previous

Berisha takim me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll

Read Next

“Unë për ty kam me punuemun, Se ti vendi jemi je;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *