Jaa, u përsërit historia! Mrekullia ndodhi prap!

Jaa, u përsërit historia!

Mrekullia ndodhi prap!

Për here të dyte mbas tre vitesh në plazhin e Divjakës çelin me sukses breshkat e reja të detit Carreta Carreta.

Fale vigjilencës, vëmendjes dhe punës tepër korrekte te grupit të adzm me në krye dr. Ardian Koçi që nga momenti i pikasjes së lëshimit të vezëve në një pozicion me rërë prane bregut edhe deri sa u finalizua u bë e mundur monitorimi hap mbas hapi.

Ne jemi dëshmitar dhe të mrekulluar sepse në të dy rastet kemi ndodhur aty në ruajtjen dhe kujdesin bashkuar me pjesen tjeter te kujdestarëve.

Kemi marë pjese vullnetarisht dhe me kënaqësi duke ndihmuar në shërbimet e natës, kur edhe pjesa më e madhe e të vegjelve del po natën.

Në netët e sherbimit u bashkuan shumë gazetar, dashamirës të natyrës, turist që ndodheshin dhe morën vesh për këtë mrekulli. Tashmë Divjakë – Karavasta vulos edhe një pjese tjetër turizmi.

Ate të vrojtimit të breshkave të rrezikuara të detit. Shpresojmë që autoritet ti japin vëmëndjen e duhur zonës ku këto mrekulli preferojnë të shumëzohen.

Qofshin të bekuara këto breshkëza që dolën dhe u kthefshin në numër më të madh./Marrë nga fac i-Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier

Read Previous

Mediat kroate publikojnë vidon kur Ana Bërnabiq kaloi kufirin kroat me skaf

Read Next

Situata globale. Flet Kissinger: Bota nuk ka lider, konfliktet me Rusinë e Kinën i kemi krijuar pjesërisht ne