JA PSE PO IKIN ÇDO DITË NJERËZ PREJ KËTIJ VENDI…

Nga: Sonila Meço

Dhe bindem çdo ditë e më shumë se në jetë shoqërinë, siç mban oksigjeni njeriun, e mban edukimi.
Shpirtin ia ushqen edukimi.
Një mendje bosh e mbush dhe e hap edukimi. Fodullëkun dhe rebelimin ndaj ligjit dhe rregullit e vret edukimi.

Vetpërmbajtjen e stabilizon edukimi.
Arsyen njerëzore mbi ekzistencën instiktive të kafshëve e stërvit edukimi.
Atë kemi vrarë, edukimin, mbrojtësin e jetës dhe arsyes shoqërore.

Ndaj shuhen e ikin çdo ditë njerëz këtij vendi, kësaj gjëje të gjallë privuar logjike, vetpërmbajtjeje, arsyeje dhe morali, sepse kemi vrarë gardianin e instikteve shtazore.

Një shoqërie që i është shkatërruar edukimi, çdo recetë tjetër funksionimi normal t’i ofrohet, do shërbente sa barnat një të vdekuri.
Shoqëri, që rrezikon të përfundojë e gjitha për skrap.

Read Previous

Vendimi i ERE-s për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ja sa familje do të preken nga tarifat e reja

Read Next

Nga Lutfi Dervishi- Arrestimi i mjekëve, një spektakël i shëmtuar policor!