Ja pasuria e fermerit Bektash Shtëpënja/ SPAK kërkon konfiskimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për konfiskimin e pasurive të shtetasit Andrea Dinga dhe personave të lidhur me të.

Ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/2014 datë 08 Tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ.

Nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.

Mbi këtë bazë, që në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon

• Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

• Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

• Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;

• Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

• Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

• Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Read Previous

Nuk është humor/ SPAK thërret për dëshmi një fshat të tërë për një autokombanjë

Read Next

Aksident te “Qafa e Muzinës”/ Përplasen dy makina, 4 të plagosur