Ja kush është fituesja e Miss Universe 2021

Miss India Harnaaz Sandhu, u zgjodh Miss Universe 2021.

Miss Universe në fuqi, Andrea Meza nga Meksika, kurorëzoi pasardhësen e saj në eventin e 70-të të Miss Universe në Eilat, Izrael të dielën mbrëma.

Konkursi ndërkombëtar, i organizuar nga Steve Harvey, paraqiti 80 garuese që konkurronin për diademë.

Por në treshen e fundit shkuan  – Miss Afrika e Jugut Lalela Mswane, Miss Paraguaj Nadia Ferreira dhe Miss India e Sandu.

Miss Afrika e Jugut, një nga konkurrentet e shumta nën presion nga qeveria e saj për të bojkotuar konkursin e diskutueshëm, për të protestuar trajtimin e Izraelit ndaj palestinezëve, u zgjodh në vendin e dytë.

Kur aktorja e Bollywood-it, Miss India u shpall fituese, Sandhu shpërtheu në lot gëzimi përpara se të bënte shëtitjen e saj të parë në skenë si Miss Universe.

©Kumtari.al

Read Previous

Heshtja e Perëndimit, po e vë në rrezik Bosnjën dhe Ballkanin

Read Next

“Më rrahu bashkë me dy djemtë”, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit që vrau biznesmenin në Laç