Ja kush e vendosi bustin e Mbretëreshës në Kukës

Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar i jepet sot lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeta II, në Kukës është zbuluar busti i monarkes britanike.

Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës, për të shprehur vlerësimin e qytetarëve kuksianë për Mbretëreshën, e cila qëndroi për 70 vite në fronin e Britanisë së Madhe.

Mësohet se busti është ndërtuar falë kontributit të emigrantëve kuksianë në Angli.

Busti ka qëndruar vetëm pak minuta në shesh pasi punonjës të bashkisë e kanë hequr me shpejtësi.

Disa javë më parë, kur Elizabeta II ishte ende gjallë, bashkia e qytetit të Krumës kishte shprehur dëshirën për të ngritur gjithashtu një bust të Mbretëreshës në qendër të qytetit, duke qenë se shumica e emigrantëve nga këto zona kanë zgjedhur pikërisht Mbretërinë e Bashkuar si vend për të jetuar e punuar.

Read Previous

Projekti 100 fshatrat, efekti i pamatur, KLSH: S’ka raporte vlerësimi e as struktura mbikëqyrëse

Read Next

Berisha: Afera e djegësave po vazhdon vetëm pse është afera e Edi Ramës