Një nga ngjyrat më elegante, ndonjëherë edhe shumë aristokratike. Ngjyra portokalli është në variantin e saj më joshës për pranverë-verë 2023, në nuancën e kajsisë. Me çfarë ngjyrash shkon më mirë? Si ta kombinoni me një stil të caktuar? Living ju jep disa ide.
Me xhinse
Ngjyra portokalli e kajsisë trendi i këtij sezoni, shkon në mënyrë perfekte me xhins.
Ndryshe nga variantet më të lehta, kjo ngjyrë bie në sy për kontrastin që ka me blunë e xhinsit. Mund të eksperimentoni me një crop top, ose me një aksesor të dukshëm si çanta.
Një fustan i gjithi në këtë ngjyrë
Shija e kajsisë është e fortë dhe e dallueshme dhe priret të dominojë shijet e frutave të tjera në kombinim. E njëjta gjë ndodh edhe në look: ja pse një fustan portokalli është opsioni perfekt për t’u marrë në konsideratë në verën e 2023. Për t’u kombinuar thjesht me një palë sandale të sheshta dhe një çantë të thurur.
Me neutraleMe çfarë ngjyrash shkon mirë portokallia? Bezha dhe grija, pra neutralet , janë ndër ngjyrat që shkojnë më mirë me kajsinë dhe variacionet e saj, më të theksuara ose më të zbehta si në foto.
Thjesht zgjidhni ngjyrën e kajsisë për pjesën e sipërme, në vend të asaj të poshtme. Në verë, është më mirë të shmangni ngjyrat më të errëta si e zeza: në vend të kësaj zgjidhni baby blue.
Portokallia dhe roza, kombinimi më veror i këtij viti
Falë rritjes së popullaritetit nga Barbie, kombinimi në modë për Verën 2023 është ai që sheh si protagoniste rozën e thesuar dhe portokallinë. Thjesht përqendrohuni në njërën nga të dyja dhe tjetrën përdoreni si aksesor.
Me jeshile
Me çfarë ngjyrash shkon mirë portokallia e kajsisë, veçanërisht në verë? Ndër ngjyrat e forta, përveç rozës, një opsion për t’u marrë në konsideratë është edhe jeshilja në trend./Living