Izraeli me një stërvitje ‘provë sulmi ndaj Iranit’ në Mesdhe në 2022

Sipas lajmeve të Times of Israel, bazuar në raportet ushtarake, ushtria izraelite do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në historinë e saj në Mesdhe në pranverën e vitit 2022, si pjesë e një skenari të mundshëm sulmi kundër objekteve bërthamore të Iranit.

Një Provë Sulmi ndaj Iranit

Në raport thuhet se në stërvitje do të marrin pjesë dhjetëra avionë F-35, F-16 dhe F-15, si dhe aeroplanë spiunazhi Gulfstream G550 dhe avionë për furnizim me karburant. U deklarua se avionët do të kryejnë stërvitjen jashtë Detit Mesdhe për të simuluar distancën (më shumë se një mijë kilometra) që do të duhej të kalonte në një sulm kundër objekteve bërthamore të Iranit.

Greqia i ka Intensifikuar Stërvitjet Ushtarake me Izraelin

Sipas planifikimeve vihet re se rajoni në fjalë përkon me zonat që hyjnë në hapësirën ajrore greke. Forcat ajrore izraelite kanë kryer stërvitje ushtarake në qiejt e Greqisë dhe Qipros Jugore gjatë ditëve të fundit. Në vitet e fundit Greqia dhe Izraeli kanë shtuar bashkëpunimin ushtarak me stërvitjet e përbashkëta që organizojnë.Vihet re se ushtria izraelite preferon veçanërisht rajonet malore në Jug të Qipros dhe Greqisë, sepse ngjajnë me topografinë e Iranit. Nga ana tjetër, Reuters vuri në dukje se Izraeli është në bisedime me Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në stërvitje.

©Kumtari.al

Read Previous

Italia gjobit Amazon me 1 miliard e 128 milionë Euro

Read Next

‘Batman Girl’ shpëton nga Njolla e Lindjes