Italiani i inceneratorëve rikonfirmon lidhjen e Erion Veliajt me inceneratorët

“Piranjat” kanë udhëtuar në drejtim të Dubait.

Gazetari Bledian Koka, ka marrë, kësaj radhe me zë dhe figurë, dëshminë ekskluzive te biznesmentit Italian Gabriele Tarroni Longinotti, të atij që mund të konsiderohet, dëshmitari i munguar i SPAK për çështjen e inceneratoreve.

Longinoti rikonfimoi deklaratat e tij të mëparshme për financimin nga iranianet të inceneratorëve në Shqipëri dhe rrëfeu edhe një udhëtim të kryebashkiakut të Tiranes Erjon Veliaj në Iran.

Pjesë nga intervista ekskluzive  

Bledian Koka: Në telefon na ke thënë që ti njeh z. Erion Veliajn?

Gabriele Tarroni Longinotti​: E kam takuar dy herë

Bledian Koka: E konfirmon edhe një herë këtë deklaratë?

Gabriele Tarroni Longinotti​: E kam takuar dy herë tek “ Cioccolati Italiani dhe tek “Tribe”. M ka prezantuar (Miliad) Lopa.

Bledian Koka: Takimi i parë si erdhi dhe pse?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Ky takim u bë për tërmetin, ku kishim dërguar dhe veshëmbathje. Isha unë Lopa ai dhe persona të tjerë që nuk ia di emrat. Mu prezantua me një avokate shumë të lezetshme me flokë të gjata të kuqe. Por emrat nuk ia di sepse e kam parë vetëm një herë.

Bledian Koka: Çfarë roli ka Veliaj në këtë histori?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Unë e di sepse ma ka thënë Lopa. Një ditë ishim në makinë dhe më thotë:-Hej sapo u ktheva nga Teherani.

Unë i thashë: Epo mirë, të lumtë. Po me kë shkove?

Ai më tha: Shkova me mikun tim kryebashkiakun e Tiranës.

Duhet të ketë qenë viti 2017 ose 2018 diçka e tillë. E kam të fiksuar në memorie të gjithë diskutimin.

Bledian Koka: Më pas ti ke deklaruar se ka ardhur Erion Veliaj në Monza tek Presenzzi SPA.

Gabriele Tarroni Longinotti​: Isha i ulur në zyrën time dhe i pashë të hynin në sallën e mbledhjeve.

Bledian Koka: Kur ka ndodhur kjo vizitë në cilin vit?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Ka ndodhur në vitin 2017-2018

Bledian Koka: Cili ishte motivi i kësaj vizite?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Sigurisht inceneratori i Zimbabwe.

Bledian Koka: Si u njohën Presenzzi dhe Veliaj?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Thamë që do të flasim vetëm të vërtetën, nuk mund të ta them sepse nuk e di, sepse mund të them diçka që nuk është e vërtetë. Preferoj më mirë që të hesht. Po flasim për gjëra,  frika ime është të të them gjëra që më pas… Unë jam i shqetësuar për ty si gazetar. Pas kësaj interviste unë dhe ti do të kemi probleme të mëdha. Mbi të gjitha se po themi gjëra të vërteta. Unë e di se është kështu sepse çdo gjë që po të them është kështu. Nuk ka asnjë të vërtetë tjetër, është vetëm kjo. Dy italianët që kanë marrë ekspuls nga Shqipëria janë Vittorio Emanuele që ishte mbreti i Italisë dhe unë… por unë nuk jam mbret. A e kuptoni se në çfarë niveli jemi dhe për çfarë po flasim? Nëse unë do të isha në Shqipëri dhe këto ti flisnim në Shqipëri do të ishte ndryshe apo

Read Previous

Largimi nga Arbitrazhi, Fuga: Sjell pasoja për vendin

Read Next

Belind Këlliçi tregon punën e parë që ka bërë