Italia mposhtet nga papunësia! Populli zbret në rrugë

Si pasoje e rritjes  së shkallës së papunësisë, qytetarët kanë mbushur rrugët e Napolit duke protestuar. Pjesëmarrësit krahas sloganeve dhe pankartave ku reagojnë ndaj largimit nga puna dhe papunësisë, kanë kërkuar edhe menaxhim më të mirë ndaj pandemisë.

Policia ndërmori masa dhe ka blokkuar disa rrugë. Me qindra njerëz të cilët morën pjesë në protestë mbushën Sheshin Garibaldi dhe vazhduan marshimin drejt qendrës historike të qytetit. Si pasojë e masave të ndërmarra nga policia disa rrugë u mbyllën për qarkullim gjatë protestave.

Reagimi i qytetarëve kundër papunësisë.

Njerëzit në rrugë demonstruan duke brohoritur dhe duke hedhur parulla me megafonë kundër papunësisë dhe largimeve nga puna.

kumtari.al

Read Previous

Fillon puna për hapjen e tunelit të Llogarasë

Read Next

Biznesi i shëndetit, më fitimprurëset në pandemi ishin laboratorët