Italia gjobit Amazon me 1 miliard e 128 milionë Euro

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur platformën e shitjeve online Amazon me 1 miliard e 128 milionë euro për “abuzim ndaj klientëve në dominimin e saj në treg”.

Amazon u gjobit me 1 miliardë e 128 milionë euro për “abuzim me dominimin ndaj rivalëve të tij”.

Nga ana tjetër në lidhje me këtë dënim të Autoritetit Italian të Konkurrencës ka reaguar edhe Amazon. Në deklaratën e bërë nga kompania, theksohej se ky penalitet cilësohej si “i padrejtë dhe joproporcional” dhe se do ta  ankimonin.

Po adhtu më 23 nëntor, Autoriteti Italian i Konkurrencës, lidhur me një tjetër incident gjobiti sërish Amazon dhe kompaninë e teknologjisë Apple, me arsyetimin se kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e konkurrencës në treg, me 68.7 milionë euro për Amazon dhe 134.5 milionë euro për Apple, gjithsej 203.2. milionë euro, me gjobë.

©Kumtari.al

Read Previous

Fakte Interesante nga Bota që Ndoshta i Dëgjoni për Herë të Parë – 2

Read Next

Izraeli me një stërvitje ‘provë sulmi ndaj Iranit’ në Mesdhe në 2022