Itali-Spanjë, përballja për herë të 4-të në 4 Europianët e fundit

Italy’s defender Giorgio Chiellini (2nd R) eyes the ball to kick and score Italy’s first goal during Euro 2016 round of 16 football match between Italy and Spain at the Stade de France stadium in Saint-Denis, near Paris, on June 27, 2016. / AFP / Francisco LEONG (Photo credit should read FRANCISCO LEONG/AFP/Getty Images)

Të martën në Wembley do të vihen përballë Italia dhe Spanja për llogari të gjysmëfinales së kampionatit europian.

Për shumëkush kjo mund të jetë një përballje prestigji, por të dhënat, statistikat dhe kuriozitet tregojnë se në tapetin e gjelbër të Ëembleyt-t do të zbresë një pjesë e mirë e historisë së futbollit në kontinentin e vjetër.

Në total dy kombëtaret janë ndeshur 36 herë mes tyre. 11 janë fitore të Italisë, 12 ndeshje janë mbyllur në favor të Spanjës, ndërsa 13 sfida janë ndarë në barazim.

Fakt është se në 14 përballjet e fundit Italia ka fituar vetëm dy herë kundër Spanjës. Një miqësore 2-1 në 2011 dhe në 1/8 e Europianit të kaluar ku Italia fitoi 2-0 me golat e Chiellini-t dhe Pelle-s.

Italia dhe Spanja janë përballur tetë herë me njëra-tjetrën në Europian dhe Botëror së bashku, ndërsa kjo do të jetë e nënta. 8 sfidat e mëparshme janë ndarë në 4 fitore për Italinë dhe 4 për Spanjën, një prej tyre me penallti.

Në Europian kjo do jetë përballja e 7 mes tyre, ndërsa vlen për t’u theksuar se ky është kampionati Europian i katërt radhazi që Italia dhe Spanja ndeshen në fazën me eliminim direkt. Në 2008 në çerekfinale Spanja e kaloi Italinë me penallti pasi 90 minutat u mbyllën 0-0. Në 2012 La Roha fitoi finalen me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa në 2016 Italia u hakmorr duke fituar 2-0 në 1/8.

Te ‘axurrët’, njëherë kampionë të Europës, në 15 ndeshjet e fundit mbi të tjerët ka spikatur Insigne, i cili ka marrë pjesë në 13 gola, duke shënuar 6 dhe duke asistuar shtatë. Ndërkohë te Spanja Dani Olmo dhe Moreno janë dy futbollistët që kanë goditur më së shumti portën në 5 ndeshje pa gjetur rrugën e rrjetës. 16 herë ka tentuar Olmo dhe 15 herë Moreno.

Read Previous

Eko Park dhe eko moçal

Read Next

Palestinezët nuk do të injorohen — dhe nuk mund të injorohen. Një Lëvizje Kombëtare Palestineze e Rilindur Mund t’i Jap Fund Status Quo-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.