Itali, gjendet piktura e famshme e humbur 5 dekada më parë

Një pikturë e mjeshtrit italian Sandro Botiçeli, e harruar për më shumë se 5 dekada që nga zhdukja e saj në vitet ’80, është rikuperuar nga një familje e thjeshtë në afërsi të qytetit të Napolit.

Vepra artistike, që mban emrin “Madona dele Gracie”, tregon fytyrën e ëmbël të shenjtores teksa ushqen me gji.

Ajo dyshohet se është mbajtur për një periudhë të gjatë në një kishë të rrënuar me kalimin e viteve dhe më pas në shtëpinë private në lagjen “Santa Maria la Karità” të qytetit jugor të Italisë.

Nga ekzaminimet paraprake dyshohet se vepra e artit mund të ketë qenë e mbyllur në një kasafortë, e mbuluar nga objekte të tjera.

Sidoqoftë, tani ajo i është dorëzuar Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Napolit, prej nga do të dërgohet në laboratorin e Ministrisë së Kulturës, për t’iu nënshtruar analizave të pigmenteve dhe materialit, që do të konfirmojnë origjinalitetin e saj.

Vetëm atëherë, piktura do të mund të ekspozohet për publikun.

Read Previous

Çfarë po ndodh me Festivalin e Këngës në RTSH?/Një tjetër këngëtar tërhiqet nga gara

Read Next

Pse njerëzit shumë të zgjuar janë më të lumtur vetëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *