Islanda, një Risi në Evropë

Zgjedhjet e zhvilluara ditën e Shtunë në Islandë shënuan një risi në Evropë, numri i deputeteve gra që fituan një ulëse në parlament është më i lartë se i deputetëve meshkuj.

Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në rang vendi, nga 63 që është numri total i ulëseve në Parlament, 33 prej tyre, 52% u fituan nga kandidatet gra përkundrejt 30 ulëseve, 48% të fituara nga kandidatët meshkuj, duke përbërë kështu shumicën.

Një Risi në Evropë

Ky rezultat i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara ditën e Shtune në Islandë, sjell një Risi në Evropë.

Sipas të dhënave të Grupit Ndërparlamentar, në asnjë vend të Evropës, deputetet gra nuk e kanë kaluar asnjëherë pragun e 50%.

Vendi i vetëm që i është afruar këtij pragu është Suedia me 47% të deputeteve gra.

Vendi me më Shumë Barazi Gjinore

Islanda, në raportet e Forumit Ekonomik Botërorë për 12 vite radhazi është përzgjedhur si vendi me më shumë barazi gjinore në botë. Gjithashtu, Islanda është i pari vend në botë që në 1980 zgjodhi një grua presidente.

Islanda njeh dhe jep leje lindje të barabartë si për burrat ashtu edhe për gratë dhe ka sanksionuar me ligj qysh në vitin 1961 për paga të barabarta ndërmjet burrave dhe grave.

Vetëm 5 Vende në Botë

Përveç Islandës, në botë janë 5 vende ku gratë tejkalojnë pragun e 50% të ulëseve në parlamentet përkatëse. Ruanda, parlamenti i së cilës përbëhet nga dy dhoma, dhoma e ulët përfaqësohet me 61% të deputeteve gra.

Në vend të dytë renditet Kuba me 53%, duke u ndjekur nga Nikaragua, Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në të cilat gratë përfaqësojnë 50 % të ulëseve të parlamenteve të vendeve të tyre.

Read Previous

Nga e merr Beogradi zyrtar guximin për të kërcënuar Kosovën?

Read Next

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë