‘Ishte konfliktuar me viktimën’, Pjerin Ndreu futet në vendngjarje në mënyrë të paligjshme

Ekzekutimi mafioz i Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin ka tronditur opinionin publik. 

Një video e siguruar nga Syri Tv tregon momentin kur kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu futet në vendin e ngjarjes në mënyrë të paligjshme.

Viktima ishte konfliktuar me Nreun dhe kishte deklaruar mbështjetjen etij për kandidatin e opozitës.

Prania e Ndreut në vendin e ngjarjes, aq më pak brenda në lokalin e krimit, mund të shihet me dyshim pasi kishte konflikt me të ndjerin dhe mund të dëmtojë provat.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë, bandat e Ulsi Manjës kishin kërcënuar të ndjerin Ardian Nikulaj.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është edhe drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ardian Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për këshilltar bashkiak në zgjedhjet e 14 majit dhe kishte deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Read Previous

Vrasja e biznesmenit/ Paloka: Vrasje politike! Ishte mbështetës i koalicionit tonë!

Read Next

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave, nga 1 janari 2024, shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë të lirë në Schengen