Ish-kryeministri ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit, pas akuzave korrupsion dhe nisjes së hetimeve ndaj tij.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ish-kancelari ka falënderuar ndjekësit për urimet e shumta pozitive, veçanërisht për lindjen e një djali, “Po shijojmë kohën me Kostandinin tonë”, shkruan ai.

Austriaku tha për të përditshmen vjenezë, “Kronen Zeitung” se po heq dorë nga e drejta për të ardhurat që i takojnë sipas ligjit.

Ai ka të drejtë të merr 75 për qind të pagës që është më e lartë se 15 mijë euro bruto në muaj, aq sa merrte si kreu i grupit parlamentar. Kjo do të thotë se për gjashtë muaj, me bonusin e Krishtlindjeve, ai mund të merrte më shumë se 75 mijë euro nga shteti.
Ish-kancelari tha se tani dëshiron “vetëm ta shikojë fëmijën për orë të tëra” dhe se planifikon të hyjë në sektorin privat në fillim të vitit të ardhshëm.

Kurz-i dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë në tetor, pasi hetuesit e korrupsionit bastisën ndër të tjera kancelarinë dhe selinë e ÖVP, pasi ai dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë politikë dyshohen nga prokuroria se kanë publikuar në media sondazhe të manipuluara.

Për këtë qëllim thuhet se janë shpërdorur fonde publike.

Atë e akuzojnë veçanërisht për shkelje të besimit. Kurz, i cili kundërshton akuzat, u bë anëtar i parlamentit si kryetar grupi parlamentar, pasi dha dorëheqjen nga posti i tij. Ai mbeti gjithashtu kryetar i ÖVP.

Read Previous

Vdekja e turistëve në Qerret të Kavajës / Zbardhet formula e helmimit

Read Next

‘Babai’ i Bitcoin fiton në Gjykatë të drejtën e pasurisë marramendëse