Investimet në kompanitë hapësinore tejkalojnë 10 miliardë dollarë këtë vit, një rekord i ri vjetor

Investimet private në kompanitë hapësinore arritën në 3.9 miliardë dollarë në tremujorin e tretë, duke shënuar këtë vit një rekord të ri vjetor prej 10.3 miliardë dollarësh, sipas një raporti të kësaj jave nga firma me qendër në Nju Jork, Space Capital.
 
“Ky tremujor vendos një rekord të ri për investimet vjetore në infrastrukturë, duke tejkaluar atë të mëparshëm prej 9.8 miliardë dollarë të vendosur në vitin 2020,” shkroi në raport partneri menaxhues i Space Capital, Chad Anderson.
 
Raporti tremujor i Space Capital i ndan investimet në industri në tre kategori teknologjike: infrastrukturë, shpërndarje dhe aplikim.
 
Në infrastrukturë përfshihen firmat që ndërtojnë raketa dhe satelitë.
 
Kompanitë hapësinore që bën marrëveshje me SPAC (kompani blerëse me qëllim të veçantë) përbënin një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të ngritur në tremujorin e tretë – me lëvizjet e përfunduara nga Rocket Lab, Spire Global, BlackSky, Momentus dhe Redwire. Dy marrëveshjet më të mëdha në tremujor ishin nga ORBCOMM, 1.1 miliardë dollarë, dhe kompania me brez të gjerë satelitor OneWeb, e cila mblodhi 550 milion dollarë.
 
Me më shumë marrëveshje që pritet të mbyllen në tremujorin e katërt, Anderson shkroi se “madhësia mesatare e raundit dhe numri i raundeve janë gjithashtu në rrugën e duhur për të vendosur rekorde të reja në fund të tremujorit të katërt.”
 
Në total, Space Capital ndjek 1,654 kompani të cilat kanë mbledhur 231.2 miliardë dollarë në investime kumulative të kapitalit global që nga viti 2012 në tre kategoritë e tij hapësinore.
Marrë nga CNBC
kumtari.al

Read Previous

Vuçiç: Takimi i Këshillit të Sigurimit nuk zgjidh asgjë në Kosovë

Read Next

Pas takimit me delegacionin amerikan / Basha në deklaratë për mediat