Indrit Hoxha denoncon: PS po përdor rindërtimin për të marrë vota në Vorë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, në një deklaratë për mediat akuzoi Bashkinë e Vorës, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryeminstrin, Edi Rama, se po ushtrojnë presion ndaj 450 familjeve të prekura nga tërmeti.

Sipas tij, kjo sjellje ka vetëm një qëllim, frikësimin dhe detyrimin e këtyre familjeve për të votuar kandidatin e PS-së në këto zgjedhje.

Prej shumë ditësh Erion Veliaj, qeveria dhe Bashkia Vorë janë duke u ushtruar presion 450 familjeve, të cilave u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

Ky presion bëhet me një qëllim. Për për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar që të votojnë për kandidatin e krimit dhe korrupsionit të Rilindjes për zgjedhjet e 14 majit.

Në stilin mafioz janë duke mbajtur peng, jetën normale me cati mbi kokë dhe gëzime apo hidhërime normale familjare, të 450 familjeve duke i lënë në mes të katër rrugëve për qëllime elektorale. Kjo është metoda e dy të pashpirtëve si Erion Veliaj dhe Edi Rama, që e përdorin jetën e njerëzve, hallin e tyre, për qëllime politike. Këtë gjë ka bërë në Tiranë për 8 vite, dhe këtë po bën edhe në Vorë me një këmbëngulje prej të ligu përgjatë kësaj fushate elektorale”, u shpreh ai ndër të tjera.

Më tej, kandidati i opozitës shtoi se duke filluar nga data 15 maj qytetarët e Vorës nuk do marrin shtëpitë bazuar në short, por aty ku i kanë pasur. Gjithashtu ai premtoi se do të rishikohen shpërblimet që do të marrin qytetarët e prekur nga tërmeti.

Read Previous

Eksportet bien ndjeshëm në mars, tkurren me 11.7% nga ecuria negative e grupeve kryesore

Read Next

Meta nxjerr pamjet nga hapja e fushatës së Belind Këlliçit në ‘Air Albania’: Rama, i tmerruar nga autobusi i shpresës