Inceneratori jashtë funksioni, Boçi: Bashkia Elbasan vjedh çdo ditë qytetarët, helmon banorët me mbetjet!

Nënkryetari i PD dhe kandidati i opozitës për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi ka denoncuar aferën korruptive të Inceneratorit të Elbasanit që vijon të marrë paratë e taksapaguesve shqiptarë edhe pse është certifikuar si një aferë e pastër e zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare.

“Elbasani rrezikon një katastrofë ekologjike ndërsa ky mal me plehra i ka rrëmbyer qytetarëve të Elbasanit 27 milionë euro. Dhe nuk mbaron me kaq. Qytetarët e Elbasanit, grabiten çdo ditë nga Bashkia Elbasan,kryetari i Bashkisë dhe nga ky incenerator” deklaroi Boçi.

Kandidati i PD për Elbasanit i’u referua edhe investigimeve të fundit mediatike mbi kostot reale që paguajnë banorët e Elbasanit për malin me plehra, pasi inceneratori nuk ka funksionuar asnjë ditë.

Një investigim i kryer së fundmi nxjerr në pah koston reale që paguajnë për ton.

 qytetarët e Elbasanit. Kjo kosto është 52 mijë lekë. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak pretendojnë dhe mashtrojnë opinionin publik me një vendim, sipas të cilit qytetarët e Elbasanit paguajnë 25 mijë lekë. Por a e dini se në fakt kosto reale është vetëm 9 mijë lekë sepse në Incenerator, nuk digjet asnjë kilogram plehra”, u shpreh Boçi.

Kandidati i opozitës për Elbasanin i bëri thirrje SPAK, të rinis hetimet për Inceneratorin e Elbasanit dhe të marrë të pandehur titullarët më të lartë vendor në Elbasan.

Read Previous

Pensionist, çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot?

Read Next

Berisha në Malësi të Madhe: Në 14 maj votojmë ndryshimin, votojmë rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri